34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Iu bë atentat dje në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e Marklen Hakës para grupit hetimor

Iu bë atentat dje në Fushë Krujë, zbardhet dëshmia e Marklen Hakës para grupit hetimor. Ai tha se ishte në makinën e tij kur u qellua me arme dhe u plagos.

“Isha me automjetin tim dhe sapo kam hyrë në rrugën e Niklës, aty kam ndaluar një moment pasi më ka folur dhe jam përshëndetur me djalin e xhaxhait tim. Në momentin që po qëndroja ndaluar, nga makina që kisha pas meje dhe që e kisha vënë re disa herë përmes pasqyrës, është qëlluar me armë drejt meje në një distancë të vogël. Mjetin pas meje e pashë disa herë kur po udhëtoja, por nuk e mendova se do më qëllonin”, mësohet të jetë shprehur Haka.

Haka ndodhej brenda një makine tip “Golf 6” jo i blinduar, dhe po kthehej nga Tapiza në drejtim të fshatit të tij në Nikël.

Mësohet se Haka është qëlluar me armë, tip automatik MP5 9 milimetërsh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se drejt të riut është qëlluar 17 herë, pasi janë sekuestruar në vendngjarje 17 gëzhoja. Pavarësisht breshërisë së armës, fatmirësisht Haka mori vetëm një plagë në pjesën e nofullës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...