9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

“Të të bëhet mirë”,këto fjalë tha Daniele Bedini pasi hodhi trupin e 35-vjeëares në përrua në Parmignola

Dy dëshmitarët që panë një burrë të hidhte kufomën e prostitutës Nevila Pjetri në bregun e përroit Parmignola, natën mes së shtunës dhe të dielës, dëgjuan të shqiptuara këto fjalë: “Të të bëhet mirë”. Sipas Prokurorit të Spezias, është artizani 32-vjeçar i Carrara Daniele Bedini, tashmë i arrestuar në burg, ai që i ka shqiptar këto fjalë pas vrasjes në Marinella di Sarzana.

Në bazë të provave që u mblodhën nga karabinierët e drejtuar nga koloneli Andrea Fabi, kamioncina e bardhë në emër të zdrukthtarisë së babait të tij, që ishte larë pak para mbërritjes së policisë, u evidentua nga një kamer sigurie. Mes provave të siguruara janë edhe rrobat që autori i dyshuar kishte veshur atë natë, të cilat përkojnë me ato që kanë parë dëshmitarët, rapprton La Republica.

Po ashtu një tjetër provë që ‘fundos’ të riun janë dhe plagët e shkaktuara pas qafe dhe veshit të viktimës shqiptare, që përkojnë me pistoletën e kalibrit 22, e cila u zhduk nga shtëpia e babait të tij disa ditë më parë dhe ende nuk është gjetur.

Të njëjtat plagë, ndër të tjera, janë edhe në kufomën e transeksualit Carlo Bertolotti, të zbuluar 48 orë më vonë, në makinën e të cilit u gjetën edhe dy predha të përputhshme, tashmë të analizuara. Më në fund në të dyja rastet janë zhdukur kuletat, celularët, sendet me vlerë, ndërkohë që Bedini ka precedent për grabitje.

Mirëpo, Bedini, i cili dje është vizituar edhe nga avokati i tij, Rinaldo Reboa, të paktën për momentin duhet të përgjigjet vetëm për vrasjen e Nevilës. “Atë të shtunë mbrëma qëndrova deri në dy ose tre të mëngjesit te Aisha. Isha me qenin tim dhe dy shokët e mi”, një vend në breg të detit të Marina di Carrara. Ndërkohë, në dëshminë e tyre punonjësit e lokalit pohuan se; “Danielën e njohim si fytyrë, por nuk mund ta dimë nëse ka qenë këtu atë mbrëmje”.

Edhe babai i tij, Enzo Roberto, në gjende të rënduar psikologjike pasi mësoi mbi arrestimin e të birit për akuzat e rënda, i ka dalë në mbrojtje djalit. “Dhimbja që ndjejmë është “nën kontroll”, sepse ne e dimë se kush është në të vërtetë fëmija ynë.”, mësohet të jetë shprehur babai i 32-vjeçarit.

Ai shtoi më tej se; “Ai nuk është një vrasës, ai nuk është njeriu i keq që përshkruhet në gazeta. Problemet me drogën janë të vërteta, por ishte i pastër për një vit, mori një rrugë dhe doli shkëlqyeshëm. Edhe për dënimin për grabitje ka shumë pika për të sqaruar. Ka një vit që punon tetë orë në ditë me mua dhe klientët e konsiderojnë shumë të mirë. Kur mori një kthesë të keqe, e pashë në sy dhe i thashë nëse do të jetosh me ne, në këtë shtëpi, duhet të ndryshosh. E pashë në sy kur mbaroi dhe e pashë kur ishte i pastër, siç kishte qenë prej disa kohësh. Unë jam “shkencëtari” më i mirë që mund të ketë. Pyes veten pse nuk bënë një test toksikologjik, do të ishte perfekt”. Enzo Roberto nuk e mohon se djali i tij “krijoi probleme kur kthehej e kthehej nëpër rrugë me makinën natën”. Por sipas tij “kjo nuk do të thotë se ai është një vrasës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...