12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Aksidenti me 3 të vdekur në Levan-Tepelenë, arrestohet një prej shoferëve

Mbr♪7mjen e djeshme ndodhi aksidenti i rëndë ne aksin Levan -Tepelene ku humbi jetën punonjësi i FNSH, Sokrat Lelaj, bashkëshortja e tij, Fatbardha Lelaj dhe vjehrra e tij, Bylyre Salaj, ndërsa janë plagosur shtetasit Gerti Skëndaj, bashkëshortja e tij, Gladiola Meraj, dhe vajza e tyre e mitur.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për aksidentin në fshatin Buzëmadh, u bë identifikimi i personave të plagosur dhe atyre që ndërruan jetë.

Janë plagosur shtetasit G. S., 43 vjeç, banues në Cakran(drejtuesi i mjetit tip “Opel Zafira”), bashkëshortja G. M., 31 vjeçe dhe vajza e tyre 6 vjeçe.

Kanë ndërruar jetë shtetasit S. L., 54 vjeç, banues në Mbrostar, (drejtuesi i mjetit “Ford”), dhe shtetasja B. S., 78 vjeçe (vjehrra e shtetasit S. L) si edhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shtetasja F. L., 53 vjece, bashkëshortja e shtetasit S. L.

Viktimat:

Sokrat Lelaj

Bylyre Salaj – vjehrra e Sokrat Lelajt

Fatbardha Lelaj-bashkëshortja e Sokrat Lelajt

Te plagosur:

Gerti Skënderaj

Gladiola Meraj

Vajza 6 vjeçe

Është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” drejtuesi i automjetit “Opel Zafira”, shtetasi Mariglen Skënderaj.
Skënderaj mbeti i plagosur bashkë me bashkëshorten dhe vajzën 6-vjeçare pas përplasjes së ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të fshatit Buzmadh në autostradën Levan-Tepelenë. Lajmi u bë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Ervis Kuçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pronari i ONIMA, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjestit:”Do të një konferencë për...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë ONIMA, Erkand Shabani, ka reaguar për herë të parë publikisht për...

Arrestohet një 20-vjeçar shqiptar në Bruksel me 22.5 kg kanabis të sjell nga Bangkok

0
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në aeroportin e Bruksel pasi u kap me 22.5 kilogramë kanabis në valixhen e tij. I riu sapo kishte...

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...