25.8 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Në pranga 3 persona në Fier, kapen duke transportuar 11 emigrantë të paligjshëm

Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Sipas policisë së Fierit, në pranga kanë rënë Admir Derveni, 36 vjeç, banues në Tiranë, Renato Jemishta 33 vjeç, banues në Tiranë dhe Alket Balili, 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Fier-Informacion

Finalizohet operacioni policor i koduar “Poçemi 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas që transportonin 11 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin Operacional në DVP Fier, Komisariatin e Policisë Fier dhe Komisariatin e Policisë Lushnjë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Poçemi 2”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, R. J., 33 vjeç, banues në Tiranë dhe A.B., 34 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke transportuar me automjetet tip “BMË” dhe “Audi”, kundrejt fitimit, 11 emigrantë që dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...