17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Zelensky i shqetësuar:’Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse vazhdon bllokada ruse në Detin e Zi’

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë se po vazhdon t’i “bëjë shantazh botës përmes urisë” duke bllokuar portet e Ukrainës dhe duke frenuar eksportet e grurit, misrit, vajit vegjetal dhe produkteve të tjera ushqimore.

Në një mesazh të regjistruar në video për mbrëmjen gala të revistës Time të enjten, presidenti Zelensky tha se veprimet e Rusisë e kanë lënë botën “në prag të një krize të tmerrshme ushqimore”.

“Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse vazhdon bllokada ruse e Detit të Zi”, tha zoti Zelensky.

Rusia ka fajësuar sanksionet ndërkombëtare për rënien e eksporteve dhe ato që thotë se janë minat e Ukrainës në Detin e Zi. Luftimet e ashpra vazhduan të enjten në qytetin lindor të Sievierodonetskut dhe zyrtarët ukrainas që thanë se u nevojitet artileri me rreze të gjatë veprimi për të mposhtur forcat ruse që kanë pushtuar zona të mëdha.

Presidenti Zelensky tha në një fjalim të veçantë të mërkurën vonë se beteja për Sievierodonetskun është “një nga më të vështirat” e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e tij në rajonin kyç të Donbasit.

“Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje”, tha presidenti Zelensky.

Forcat ukrainase u detyruan të tërhiqen në periferi të Sievierodonetskut të mërkurën pas një sulmi të ashpër rus.

Ditë më parë, forcat ukrainase nisën një kundërofensivë që u dha atyre kontrollin e rreth gjysmës së qytetit, por guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai i tha medias RBC-Ukrainë se kur Rusia filloi të rrafshonte qytetin me bombardime dhe sulme ajrore, nuk kishte kuptim të qëndrohej më gjatë.

“Forcat tona tani kontrollojnë përsëri vetëm periferinë e qytetit,” tha guvernatori Haidai. “Por luftimet po vazhdojnë; forcat tona po mbrojnë Sievierodonetskun. Është e pamundur të thuhet se rusët kontrollojnë plotësisht qytetin”.

Ai pranoi vështirësitë për forcat e Kievit, duke thënë për agjencinë Associated Press se “gjithçka që zotëron ushtria ruse – artileri, mortaja, tanke, aviacion – të gjitha po i përdor në Sievierodonetsk për të fshirë qytetin nga faqja e dheut dhe për ta marrë plotësisht nën kontroll”.

Guvernatori Haidai tha se forcat ukrainase mund të tërhiqen në pozicione më të mbrojtura, të tilla si Lysychansku, një qytet përtej lumit Siverskyi Donets që ndodhet më në lartësi. Ai ka sugjeruar edhe më parë se forcat e Kievit do të duhet të tërhiqen për të shmangur rrethimin

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...