24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Hapja e negociatave/ Kryeministri grek: “Le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi të premten se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë brenda vitit 2033, integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në atë që ai e quajti “një hap ambicioz por të nevojshëm”.

Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë i ka dhënë një ndjenjë të re urgjence nevojës për të lidhur Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Kosovën më afër me 27 vendet anëtare të BE-së, pjesërisht për t’iu përgjigjur rritjes së ndikimit rus dhe kinez në rajon. Kjo qasje mund të përfshijë anëtarësim të plotë ose një komunitet alternativ.

Në një artikull të botuar në ‘Politico’ përpara samitit që do mbahet në Greqi, mbi Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), Mitsotakis tha se BE-ja duhet të tregojë se kur “parashtron një vizion, ajo ka synimin dhe kapacitetin për ta ndjekur atë”.

Vizioni i pranimit në BE për rajonin, tha ai, është bërë “i paqartë, duke u zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer”, ndërsa zgjerimi i BE-së ka ngecur vitet e fundit për shkak të shqetësimeve të sigurisë, qeverisjes dhe migrimit.

Më 23 qershor do të mbahet një samit midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, le të ofrojmë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor në BE deri në vitin 2033 – një afat kohor ambicioz por i arritshëm. Kjo është shumë e vonuar,” tha Mitsotakis.

“Hapi i parë duhet të jetë marrja e një vendimi brenda dy javësh në Bruksel, për të zhbllokuar rrugën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Nisma e Mitsotakis tregon se si Greqia është përpjekur të rrisë rolin e saj në Ballkan pasi daljes nga një krizë financiare që njollosi imazhin e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili të premten filloi një turne dy-ditor në Ballkanin Perëndimor, pritet gjithashtu të udhëtojë në qytetin grek të Selanikut për të marrë pjesë në një darke me 13 pjesëmarrësit e SEECP./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...