26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Plagosi rëndë pas një debati të momentit rojen e serave në Mbrostar, arrestohet autori i ngjarjes

FIER- Arrestohet në flagrancë Xhevat Bregu, 52 vjeç, banues në Mbrostar. Pasi plagosi me thikë ditën e djeshme Petraq Gjikën gjatë një konflikti për një vend pune si roje nate, 52-vjeçari u largua nga vendngjarja. Nga plagosja Gjika mori plagë të rënda, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa shërbimet e policisë së Fierit, pasi morën njoftimin organizuan punën dhe gjatë mesnatës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të ngjarjes. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta”.
Njoftimi i policisë

Gjendet i vrarë më thikë 67-vjeçari në Fier, ishte roja i serave në Mbrostar, u qëllua jashtë kabinës! Vëllai i kryeplakut të fshatit Grecalli

Eshte dhene dje mbasdite ,zyrtare e policia Plagos me mjet prerës një shtetas, policia identifikon dhe kap autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Xhevat Bregu, 52 vjeç, banues në Mbrostar, Fier.
Në datën 04.07.2018, rreth orës 18:20, në lagjen “8 Shkurti” për motive të dobëta janë kofliktuar shtetasit Xhevat Bregu dhe P.Gj, 63 vjeç, banues në Daullas, Fier.
Gjatë konfliktit shtetasi Xhevat Bregu ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin P.Gj i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Autori pasi ka goditur shtetasin P.Gj është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e policisë pasi morën njoftimin organizuan punën dhe gjatë mesnatës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” parashikuar nga Nenet 78, 22 dhe 279 të Kodit Penal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...