31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi zgjidhet zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane.

Komisioni i Rithemelimit njofton se gjatë kongresit të EPP Women të zhvilluar në Dublin, Vokshi rezultoi një nga 3 gratë më të votuara, duke përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Partinë Demokratike.

“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të pronovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”.

Në kongresin e Dublinit, EPP Women vendosi për ndryshimin e lidershipit. Doris Pack, një nga mbështetëset të Shqipërisë u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit.

Presidente e EPP Women u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.

Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:

  1. Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
  2. Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,

Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)

  1. Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
  2. Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
  3. Ëalburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
  4. Doina Gherman, deputete, (Moldavi).

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...