11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Detaje të reja mbi vrasjen e Aleksandër Sadikajt: Autorët e mbajtën nën vëzhgim

Rreth 400 gram tritol, e mbështjelle me natriban dhe e futur në një kuti të zezë, ishte vendosur në makinën tip “Volsvagen” të 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, shpërthimi i të cilit mori jetën të riut.

Ndryshe nga herë të tjera kur tritoli është përdorur për mesazhe ndaj personave të caktuar, këtë herë autorën kishin si synim eleminimin e objektivit. Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim, pasi sasia e tritolit ishte vënë në pjesën e përparme të mjetit nga krahu i shoferit, çka shton dyshimet e hetuesve që autorët e vendosjes së tij donin të ‘hiqnin qafe’ drejtuesin e mjetit.

Ndërkohë burime bëjnë me dije se në makinën që u hodh në erë, ekspertët gjetën edhe një armë zjarri, të llojit pistolet.Në komisariat janë shoqëruar, disa familjarë, të afërm e miq të viktimës. Ata janë pyetur lidhur me identifikimin e persove që i riu mund të ketë pasur konfilikte.

Me ndihmën e tyre, dhe me informacionet që ata kanë pasur hetuesit janë munduar të kenë edhe një ide, mbi lëvizjet viktimës ditët e fundit, me qëllim hedhjen dritë mbi momentin e vënies së tritolit, nga autorët. Për zbardhjen e ngjarjes, hetuesit i kanë përqëndruar hetimet në dy drejtime, ku njëra pistë është hakmarrja, për shkak të të shkuarës së tij kriminale dhe pista tjetër, trafiku i drogës. Kjo e fundit, është pista më e mundshme, pasi për të riun blutë kanë pasur të dhëna dhe informacione që i kanë marrë në rrugë operative, se 27-vjeçari ka qenë anëtar i një grupi të fuqishëm kriminal, që merret me kultivimim të lëndëve narkotike në jug të Shqipërisë, dhe trafikimin e saj drejt Greqisë. Sipas informacioneve të rezervuara nga policia e Shtetit, Sadikaj ishte personi kyç që bënte lidhjen dhe shitjen e drogës në vendin fqinj.

Ndërkohë mjeti që u hodh në erë nuk ka qenë në pronësi të viktimës, por përdorej shpesh prej tij, për këtë shkak në pyetje është marrë edhe pronari i mjetit, ku po hetohet nëse mund të ketë qenë edhe ai shënjestra.Se kjo ka shumë pak gjasa të jetë e vërtetë, për shkak se shpërthimi u bë i telekomanduar, dhe se autorët e kanë mbajtur nën vëzhgim viktimën, ku edhe kishin informacion se kush e drejtonte mjetin. Hetuesit deri më tani, përveç kamerave të sigurisë të një biznesi që ndodhet pranë zonës ku u shpërthye mjeti, kanë sekuestruar edhe kamera sigurie në vendet ku i riu ka frekuentuar të premten dhe mengjesin e së shtunës.

Aleksandër Sadikaj jetonte mes Tiranës dhe Memaliajt, ai ishte pronar i një resorti në vendin e tij të lindjes, ndërkohë që edhe në kryeqytet administronte një lokal në zonën e Selitës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...