36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Sistemi zgjedhor në Shqipëri/ Celibashi: “Raportimi i partive politike është formal, s’kemi autorizim ligjor për të shkuar më thellë”

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur disa problematika të sistemit zgjedhor në Shqipëri, duke u shprehur se ka nevojë për përmirësim.

Në një konferencë të zhvilluar për transparencën e financimit politik, Celibashi tha se sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor.

Sipas tij, KQZ nuk ka autorizim për të shkuar më thellë në kontrollin e këtyre forcave politike.

“Financimi i partive politike dhe fushatave është rregulluar, ka ardhur në standartin ku jemi sot përmes ndryshimeve të vijueshme. Në 2020-ën, kuadri rregullator i fushatave mund të konsiderohet i plotë. Pasi është percaktuar kush i financon, kush janë limitet dhe kush i mbikëqyr. A ka vend për përmirësim të sistemit, mendoj që po.

Në diskutime me përfaqësues politik mendoj se ardhur koha edhe rregullimi i palëve të treta i personave jo politik, ka ardhur koha të përfshihet në monitorim edhe shkrimet në rrjetet sociale. Sot raportimi i partive politike është formal dhe sipërfaqësor i asaj që partitë deklarojnë. S’kemi autorizim ligjor për të shkuar më thellë. KQZ-së duhet t’i jepet autorizimi, apo një institucioni tjetër për të bërë verifikime çfarë prezantohet në raport. Mendojmë se ndryshimet në përgjithësi duhet të përfshijnë jo vetëm kodin ligjor por edhe ligjin për partitë politike. Edhe brenda partive politike mendojmë se ka pak transparencë” – tha Celibashi.

Përsa i përket partive, Celibashi thotë se më shumë se 50% e forcave që janë të regjistruara në KQZ, nuk ka informacione të sakta për adresat apo organet drejtuese.

“131 parti politike sipas KQZ-së të regjistruara, për më shumë se 50%, s’ka informacion për adresat apo organin drejtues. Mospërmbushja e këtij detyrimi duhet ta penalizojë deri në mosregjistrim në zgjedhje.  80 parti s’kanë marre pjesë në katër zgjedhjet e fundit s’ka gjurmë të aktivitetit politik. Ligji duhet të ndryshojë ne lidhje me kontrollin dhe verifikimin finanxhir të partive. Ligji duhet të parashikojë që KQZ t’i fokusojë kapacitet në partitë që marrin pjesë në zgjedhje për të tjerët që smarrin pjesë të ketë një sistem tjetër” – tha Celibashi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...