28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ministri Niko Peleshi njofton rritjen e pagave të ushtarakëve me 30% nga 1 Korriku: “Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky”

Ministri i Brendshëm Niko Peleshi ka njoftuar se mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është marrë vendimi që nga data 1 korrik, paga e të gjithë ushtarakëve do të rritet me 30%.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha në një komunikatë për mediat se ky është vendimi më i mirë i marrë në 30 vitet e fundit për Forcat e Armatosura.

Kemi marrë një vendim që nuk merret shpesh. Në 30 vite nuk ka pasur një vendim si ky që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak.Rritje historike e pagës, jam krenar dhe mirënjohës që premtimi i kryeministrit është jetësuar. Të gjithë ushtarakët nga data 1 korrik do kenë pagë 30% më të lartë.

Ç’ka do të thotë se, paga minimale në FA është më shumë se 51 mijë lekë të reja, shtuar këtu dhe paga shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive. Kemi krijuar dhe një aneks, ku kjo kategori, merr shtesë mbi pagën shtesë. Si struktura ushtarake e mbrojtjes kibernetike, veç 30% do marr dhe 20 mijë lekë të reja shtesë.

Shtesa kemi parashikuar edhe për funksione të tjera, të trupave komando. Trupave speciale, të mjekëve brenda FA, pra janë 38 pozicione që marrin shtesë mbi shtesë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...