13.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Ukraina akuzoi Rusinë për grabitjen e grurit/ Ministri i Jashtëm turk: “Ne i marrim shumë seriozisht të gjitha pretendimet dhe po i hetojmë ato”

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu deklaroi se kishte nisur një hetim mbi pretendimet për vjedhjen e grurit të Ukrainës nga ana e Rusisë dhe se nuk do të lejohej që dërgesa të tilla të silleshin në Turqi.

Ambasadori ukrainas në Ankara tha në fillim të qershorit se kompani turke ishin midis blerësve që po merrnin dërgesat e grurit që Rusia kishte vjedhur në Ukrainë, duke shtuar se priste nga Turqia që të identifikonte dhe të arrestonte individët përgjegjës për dërgesat e përfolura.

Rusia i ka mohuar vazhdimisht pretendimet se po vidhte grurë nga Ukraina.

“Ne i marrim shumë seriozisht të gjitha pretendimet dhe po i hetojmë ato. Njoftojmë vazhdimisht, veçanërisht palën ukrainase mbi rezultatet e hetimeve”, deklaroi Cavasoglu gjatë një interviste të përbashkët për mediat në Ankara, me ministren e jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Truss.

Ministria e jashtme e Ukrainës nuk komentoi menjëherë mbi çështjen në fjalë.

Së bashku, Rusia dhe Ukraina eksportojnë pothuajse një të tretën e grurit dhe elbit në botë, mbi 70 për qind të vajit të lulediellit dhe janë furnizuese të mëdha të misrit. Por eksporti i grurit në Ukrainë nga rrugët detare të Detit të Zi janë bllokuar që nga nisja e pushtimit rus, me më shumë se 20 milionë tonë grurë që mbeten të magazinuara në portet ukrainase.

Cavusoglu tha se Turqia do të kundërshtonte Rusinë apo çdo shtet tjetër që merrte grurin ukrainas apo mallra të tjerë dhe i shiste ilegalisht në tregjet ndërkombëtare.

“Ne si Turqi, nuk do të lejojmë që këto mallra të vijnë tek ne”, deklaroi ai.

/Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...