26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, ul çmimin e naftës me 3 lekë për litër

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

Nga vendimi i fundit një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë.

VENDIMI
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 5 “Metodologjia e llogaritjes së çmimit” të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;

VENDOSI

 

 

1.Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë (Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018) Gazoil (10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018) dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).

2.Çmimet e miratuara nga Bordi, reflektojnë:

a.Çmimet e tregjeve ndërkombëtare të një dite pune më parë nga mbledhja e Bordit, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD datë 22.06.2022, në kushtet e lëvrimit FOB Med, për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018
b.Vlerën “premio” sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga shoqëritë e tregtimit me shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazen e së cilës kryhet transaksioni i pagesës.
c.Totali i vlerës së përftuar ( FOB Med + Premio), konvertohet në lekë sipas kursit fiks të shpallur zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë.
d.Marzhin bruto 3 lekë/litri (perfshire TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimit, mirembajtjes, transportit, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimit, furnitura e sherbime etj.
e.Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import:
i. akcizë;
ii.taksë qarkullimi;
iii.taksë karboni;
iv.TVSH në import;
v.tarifë markimi dhe skanimi;
f.Vlera që rezulton (a-e), përbën çmimin e shitjes me shumicë.

g.Mbi çmimin e shitjes me shumicë që rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë 12 lekë/litri (peërfshirë TVSH-në). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimit, mirëmbajtjes, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licensimi e rilicensimi, taksa të tjera lokale, furnitura e sherbime etj.
h.Vlera që rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit të karburanteve.
i.Për rastin e GLN-së (gazi lëngshëm i naftës) çmimi përcaktuar sipas faturës së importimit të siguruar nga shoqëritë e tregtimit me shumicë nr. 20220607/239.2.2, date 07.06.2022 ( IB GAZ AG).

3.Të dhënat e bursës së nënprodukteve të naftës FOB Med dhe cmimet e tregtimit datë 22.06.2022 mbi të cilat janë kryer llogaritjet:

i.Benzine(Prem Unl 10 ppm) FOB MED 1.324 USD/Ton
ii.Gazoil (10ppm ULSD) FOB MED 1.325 USD/Ton

3.1 Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve:

•246 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
•227 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
•71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;
3.2 Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:
•258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
•239 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
•83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

4.Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

5.Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto cmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit të cmimeve të Bursës për nënproduktet benzine dhe gazoil dhe ndryshimeve të kursit të këmbimit të Dollarit Amerikan.

6.Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...