31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Bullgaria është fatkeqësi”/ Kryeministri Rama: “Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i një komuniteti, tek marrja peng e shteteve individuale”

Kryeministri Edi Rama e konsideron veton e Bullgarisë si një pretekst për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për mediat nga Brukseli, Rama deklaroi se kjo është një fatkeqësi. Sipass tij, vizioni i zgjerimit po kalon në pengmarrje.

“M’u desh të fitoja një mandate të tretë për të pritur çeljen e negociatave për anëtarësim. Arsyeja nuk është thjeshtë Bullgaria. Bullgaria është fatkeqësi, por është fryma e deformuar e zgjerimit. Bullgaria është shprehja më dukshme e saj.

Fryma e zgjerimit ka kaluar nga vizioni i një komuniteti, tek marrja peng e shteteve individuale. Sa herë ndodh një gjë në një shtet anëtar, atëherë vendoset në funksion ky mekanizëm. Është turp, ndërkohë që në oborr të Europës ka një luftë.

Më pas thonë, Vladimir Putini është shumë sëmurë. Ai mund të jetë mirë ose shumë sëmurë, por vendi këtu nuk është mirë. Agresioni rus kundër Ukrainës po merr një ndihmë bujare nga një vend i NATO-s, nga Bullgaria, për të destabilizuar një vend tjetër të NATO-s, Maqedoninë e VErkiut. Pra, nuk do të presim Godonë.

Unë e kam thënë më parë, më vinte keq për disa njerëz që thonin dje që po ia dalim. Nuk erdha këtu me idenë se do ndodhte diçka. Vladimir dhe Estragoni janë bashkë, Shqipëria dhe Maqedonia është bashkë. Vlkadimiri i thotë Estragonit, do lëvizim apo jo” – tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Parlamenti Europian e tha qartë: Provimet shtetërore duhet të jepen në shqip”/ Ziadin Sela:...

0
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, ka përshëndetur miratimin e amendamentit në raportin e Parlamentit Europian për Maqedoninë e Veriut, i cili parashikon që...

Berisha shpërthen në Kuvend: “Po ndërtohet narkoshteti i vetëm në Europë”, kërkon tërheqjen e...

0
Një debat i fortë politik ka shoqëruar seancën plenare, ku kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj qeverisë, duke...

Nga shalqiri te kastraveci – ekspertët zbulojnë ushqimet që mbajnë trupin të hidratuar gjatë...

0
Gjatë muajve të verës, kur temperaturat rriten ndjeshëm, organizmi ka nevojë për një nivel më të lartë hidratimi. Përveç konsumit të ujit, edhe disa...

‘Ndryshimi po vjen në Westminster’ – Andy Burnham futet në garë të fortë në...

0
Votuesit në zonën elektorale të Makerfield i janë drejtuar sot kutive të votimit në një zgjedhje të pjesshme që mediat britanike e cilësojnë si...

“Rezulton qartë se është shkelësi më i madh i ligjeve” – Erisa Xhixho akuza...

0
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si përgjegjës kryesor për...