20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Skandal shumë i rëndë sulmi që i bëri Bullgarisë”/ Berisha: “Turpi të mbulojë Edi Ramën që i jep një vendi mik në publik turpin si një ordiner”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të turpshëm sulmin që Rama i bëri Bullgarisë që bllokoi Maqedoninë e për rrjedhojë edhe Shqipërinë në BE.

Berisha ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Edi Ramës ndaj Bullgarisë për pengimin e integrimit europian të Shqipërisë.

Duke folur në konferencën për shtyp një ditë pas Samitit në Bruksel, Berisha tha se Rama është i martuar me Vuçiçin, duke shtuar jo pa humor se i referohet aspektit politik.

Unë do quaja skandal shumë të rëndë sulmin që i bëri Bullgarisë e cila në mënyrë absolute në të paktën 32 vitet e fundit ky vend ka të regjistruar në arkivat e saj me qindra vendime miqësore me shqiptarët. Turpi të mbulojë Edi Ramën që i jep një vendi mik në publik turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdom kryeministër apo president i këtij vendi ka gjetur në atë qeveri dhe atë komb veçse miq. Bullgaria u bashkua me NATO-n në kundër Serbisë në Kosovë. Del ky vasal i Vuçiçit dhe i jep turpin një vendi, ai nuk Meriton të përfaqësojë shqiptarët asnjë ditë më.

 

 

Në emër të opozitës i kërkoi ndjesë popullit bullgar dhe qeverisë së tij. E garantoj se nuk është ky mendimi i shqiptarëve, por i një aventurieri që nuk njeh asnjë parim, që nuk di çështë miqësia mes vendeve. Ne kemi pasur një djep të Rilindjes në Bullgari.

Të gjitha këto dëshmojnë se Shqipëria ndodhet në një moment jashtëkonisht të veçantë. Tirana është shndërruar në Beogradin e vogël. Edi Rama fliste për martesë: ne jemi gati por nusja spo na vjen. Një i përdalë në rafshin politik dhe diplomatic e kishte shprehje, po ria prenë kur i thanë nuk është punë martese, por punë kriteresh. Ai është i martuar në kuptimin që ka qejf ai është me me Vuçiçin. Në vendet e Ballkanit pavarësisht nga besimet fetare disa rite islamiste janë praktikuar nga individë të caktuar. Kështu që Vuçiç nuk e ka për gjë të ketë 2-3 si puna e Edi Ramës, në kuptimin politik, jo në kuptim tjetër. Nuk mund të mos marrë hua diçka prej tij”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...