24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Ti japim në 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur”/ Berisha u bën apel shqiptarëve: “Të marrim në dorë fatin tonë e mos vendos Beogradi për ne”

Ish kryeministri Sali Berisha i ka ftuar qytetarët në protestën e datës 7 korrik të mblidhen kundër nismës Ballkani i Hapur, që e quan “Ballkani i Putinit”.

“Shqipëria ndodhet në një moment jashtëzakonisht të veçantë. Çdo ditë dhe evoluim i situatës fakton se Tirana është shndërruar në Beogradin e vogël.

Rama fliste për martesë, “ne jemi gati por nusja s’po na vjen”, një i përdalë në rrafshin diplomatik e politik. E kishte shprehje të preferuar deri sa ia prenë, ‘këtu nuk është punë martese por punë kriteresh’.

Në fakt ai i martuar në kuptimin që ka qejf ai është me Aleksandër Vucicin, por duhet të dini që në vendet e Ballkanit, pavarësisht nga besimet fetare, disa rite islamiste janë praktikuar nga individë të caktuar, kështu që Vucici s’e ka për gjë të ketë dy- tre si puna e Edi Ramës në kuptimin politik gjithnjë, jo në kuptim tjetër se nuk mund të mos them, nuk mund të mos marr hua dicka prej tij.

Këto qëndrime të pashembullta janë një apel për gjithë shqiptarët të marrim në dorë fatin tonë e mos vendos Beogradi për ne.

Sot kemi një njeri që s’ka më interesa shqiptare e kombëtare por ka si interesa të tij ato të Vucic. S’kam asgjë për zhvillimin e marrëdhënieve normale, por s’pranoj aleancë bilaterale apo trilaterale në rajon se janë të rrezikshme e koha e provon këtë.

Ndaj le ti japim në 7 korrik përgjigjen më të merituar Ballkanit të Hapur apo Ballkanit të Putinit, të dëshmojnë ne bashkarisht besnikërinë tonë ndaj orientimit perëndimor, të dëshmojmë se për shqiptarët anëtarësimi në BE është ëndrra më e bukur, e ardhmja më e shkëlqyer për ta”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...