27.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

‘Rama, ai vetë është shkaku për mos-hapjen e negociatave’, Boci reagon nga vendimit të Bullgarisë

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka përshëndetur vendimin e kuvendit bullgar për heqjen e Vetos ndaj Maqedonisë së Veriut. Ndërsa theksoi se mos-hapja e negociatave ishte si shkak i keqqeverisjes nga Rama.

Në deklaratën e tij, Boçi renditi disa prej pasojave të shkaktuara nga keqqeverisja e Ramës që sipas PD-së kanë ndikuar më së shumti për mos-mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Boçi: Përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Mqedonisë së Veriut. Ky është një hap kyç për hapjen e negociatave. Ritheksoj faljen që kërkoi Berisha ndaj popullit bullgar për gjuhën prej fyersi serial të kryeministrit Rama. PD beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapajes së negociatave por disa faktorë të tjerë.

Shpopullimi i vendit që ka derdhur në vendet e BE më shumë shqiptarë sesa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Korrupsionin me shokët ministra dhe shokët e ministrave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Përfshirja në trafik droge, dhënia e statusit të investitorëve strategjikë për familjarët e ministrave. Njolla e zgjedhjeve të manipuluara. Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putin ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria nën keqqeverisjen e tij është kthyer sot në të sëmurën e Europës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...