7.5 C
Tiranë
Friday, April 10, 2026
spot_img

Masakër në kufirin Spanjë-Marok , qindra të plagosur në tentativë për të ndjekur endrën europiane

Në fotot dhe videot e mëposhtme do të shihni qindra emigrantë që duan të kalojnë kufirin Marok-Spanjë për të ndjekur ëndrrën e tyre për një jetë më të mirë në Europë.

Aty shihen dhjetëra të plagosur që kanë rënë përtokë njëri mbi tjetrin, ndërsa shumë vdiqën të pafuqishëm dhe prej mungesës së ushqimit. Ata janë thuajse mbi njëri-tjetrin në tokë, shumë kanë gjakderdhje, të tjerët janë rëndë, ndërsa disa nuk japin shenja jete dhe midis tyre qëndrojnë oficerët e policisë marokene.

Sipas raportimeve në media janë të paktën 23 persona të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, nga përpjekja e mijëra emigrantëve për të kaluar kufirin në enklavën e Melillas gjatë të premtes.
Organizatat humanitare në Marok ankohen se të plagosurit kanë mbetur të pafuqishëm për orë të tëra, duke shkaktuar shumë vdekje.

Autoritetet marokene pretendojnë se emigrantët u përpoqën të kalonin gardhin dhe të shkonin në Melilla, ndaj nga përpjekja e turmës u shkelën, ndërsa të tjerë ranë duke ngjitur gardhin , i cili ruhet rreptësisht.

Megjithatë, nuk mungojnë kritikat për dhunën e tepruar . Videot tregojnë rojet marokene duke tërhequr me forcë të plagosur ose goditur njerëz.

Nga ana e tij, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cilësoi ngjarjet si “sulm ndaj integritetit territorial” dhe fajësoi trafikantët e qenieve njerëzore. Autoritetet spanjolle pretendojnë se emigrantët kishin shkopinj, thika dhe acid me të cilat sulmuan rojet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa të lënduar pranë urës së Laskos

0
Kuç, 11 prill – Një përplasje mes dy automjetesh ka tronditur rrugën e Lumit të Vlorës, pranë urës së Laskos në Kuç. Burime nga...

Astronautët e Artemis II të rikthehen në Tokë pas udhëtimit më të largët drejt...

0
Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:07 më 11 prill, ekuipazhi i Orion pritet të përfundojë udhëtimin e tij...

Sherr në bar në Itali për muzikë, tre vëllezër arrestohen pasi dhunuan pronarin e...

0
Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Gardolo, ku një konflikt i thjeshtë për mungesë energjie dhe muzikë të lartë ka degjeneruar në përplasje...

“Prioritet ishte familja” – zbulohet arsyeja e ndarjes së Kejsit me Ines

0
Historia mes Kejsit dhe Ines në Big Brother VIP Albania ishte ndër më të komentuarat e këtij edicioni, por lidhja e tyre përfundoi menjëherë...

“Veza simbolizon jetën dhe fitoren” – Kisha Ortodokse publikon udhëzimet për lyerjen e vezëve...

0
Kisha Ortodokse ka publikuar manualin tradicional për lyerjen e vezëve të Pashkës, duke rikujtuar edhe simbolikën e kësaj praktike të rëndësishme fetare. Sipas udhëzimeve, në...