33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të madhe”/ Salianji: “A ia vlen që të ketë kryeministri një charter me salltanete?”

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka replikuar me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi në lidhje me menaxhimin e situatës së zjarreve në vendin tonë.

Ai komentoi deklaratën e ministrit i cili tha se Shqipërisë nuk i leverdis të blejë mjetet për shuarjen e flakëve për shkak të kostos së madhe. Në këtë rast ai përmendi shpenzimet e kryeministrit Edi Rama për të udhëtuar me charter personal.

“Imagjino si menaxhoni zjarret ju kur nuk menaxhoni dot dy mikrofona këtu. Ju nuk duhet të flisni këtu me një modesti sit ë jeni edukatore, Thatë pak më parë se nuk ia vlen të kemi helikopterë sepse kanë kosto të madhe. Unë dua të pyes sa është kosto për një orë fluturimi. A ia vlen që të ketë kryeministri një charter me salltanete.

Me charter personal që kushtojnë thuajse miliona euro në vit. Ju thoni ka kosto helikopteri atëherë pse na duhet ministri se edhe ai ka kosto. Na kërkoni ndihmë thoni hajde na jepni edhe ne nga një lopatë dhe të vijmë të fikim zjarre”, tha Salianji.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...