28 C
Tiranë
Wednesday, July 15, 2026

Partia Demokratike del kundër amnistisë fiskale: “Dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin”

Partia Demokratike del kundër amnistisë fiskale për emigrantët që kanë deri në 2 milionë euro të përfituara në punë të zezë.

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo tha sot se amnistia në të vërtetë nuk bëhet për emigrantët.

Deklarata e PD

Ligji i amnistisë fiskale, i Edi Ramës, është dëshmia tjetër flagrante e lidhjes së Edi Ramës dhe ministrave të tij me krimin, por edhe e vendosmërisë së tij për të penguar hapjen e negociatave me BE.

 

 

Ky ligj, Shqipërinë, vendin tejet problematik për larjen e parave, e fut automatikisht në listën e zezë të këtyre vendeve.  Shqipëria sot, është tashmë arena kryesore e larjes së parave të krimit në Europë. Të dhënat e fundit dëshmojnë se, nga 3 miliard euro prona të blera nga shqiptarët, vetëm 1 miliardë janë transkaksione bankare, kurse 2 miliardë janë dhënë cash me valixhe apo strajca.

Sipas këtij ligji, Edi Rama ka vendosur që çdo qytetar shqiptar, rezident në Shqipëri apo emigrant, që ka vënë pasuri nga puna në të zezë, por jo kriminale, mund ta deklarojë tashmë atë, duke paguar një tatim të veçantë që varion nga 7 deri në 10%.

Por, ju ftojmë të shtrojmë pyetjen:

Kush janë këta emigrantë që me djersë, sakrificë, punë me orare të tejzgjatura, dy turne, ose punë të rënda fizike, të kenë vendosur një pasuri të tillë?
Përgjigja është, shumë, shumë pak.

Ky ligj ndonëse paraqitet sikur po lehtesohen emigrantët në të vërtet ai ka si synim:
Së pari, larjen e qindra miliona eurove nga Rama dhe ministrat e tij të vjedhur në tendera e prokurime publike, të bëra në trafiqe kriminale e të vendosura në llogaritë off-shore, ose në emra fonio për të fshehur veten pas tyre.
Po rikujtojmë këtu se, vetë Edi Rama akuzohet në raportin e OSBE të vitit 2014 se ka të fshehura në llogari offshore 200 milion euro dhe këtë akuzë ai nuk guxoi ta përgënjeshtrojë asnjëherë.

Së dyti, ligji nuk ka asnjë lidhje me punën në të zezë të emigrantëve tanë, por lidhet direkt me larjen e miliarda euro para droge e krimi të bandave të lidhura me qeverinë, dhe që bëjnë ligjin në narkoshtetin e Edi Ramës.

Së treti, emigrantët po përdoren vetëm si fasadë! Kjo amnisti nuk është për emigrantët e ndershëm, por për të besuarit e Ramës, klientelën dhe investitorët e tij strategjikë, të privilegjuarit e tij.

Si përfundim, PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë amnisti fiskale si një akt kriminal që realizohet për botën e krimit qeveritar dhe fut Shqipërinë në listën e zezë për larjen e parave të pista.
Mbi të gjitha, ky akt largon shqiptarët akoma më shumë nga Bashkimi Europian.

Kjo amnisti shndërron zyrtarisht Shqipërinë në mega-lavatriçen gjigande të parave të krimit në Europë. Ajo është e rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe duhet anulluar menjëherë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...

Kosova shpall “non grata” ministren serbe Paunoviç, Sveçla: “Çdo përpjekje për të ringjallur ideologjitë...

0
Kosova ka shpallur person “të padëshirueshëm” ministren serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, duke i ndaluar asaj përherë hyrjen apo kalimin...

“Forcat amerikane janë gati për veprim”, nis bllokada detare ndaj Iranit pas urdhrit të...

0
Bllokada e re detare ndaj Iranit ka nisur në orën 23:00 sipas kohës greke, në zbatim të paralajmërimeve të mëparshme të presidentit amerikan Donald...

Spanja në finalen e Botërorit pas 16 vitesh, “La Roja” eliminon Francën me dy...

0
Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi ka mposhtur Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington, Texas. Skuadra...

Aksident tragjik në Vlorë, automjeti përplas për vdekje 80-vjeçaren në Vranisht

0
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një këmbësore 80-vjeçare ka humbur jetën pasi është...