15.5 C
Tiranë
Wednesday, April 8, 2026
spot_img

Komisioni për Reformën Territoriale, zbulohen emrat e komisionit të ekspertëve që do të asistojnë punimet

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Territoriale, palët politike kanë zbuluar dhe emrat e ekspertëve që do të asistojnë punimet.

PS ka propozuar Adelina Farricin dhe Artan Shkëmbin, ndërkohë që Dhurata Çupi propozoi në emër të PD-së Agron Haxhimalin dhe Roland Bejkon në cilësinë e ekspertëve teknikë.

Komisioni la pezull mundësinë që të shtohen dhe dy ekspertë nga grupet e tjera më të vogla parlamentare.

Ndërkohë që Denaj u shpreh se të pranishme do të jenë në seancat e Komisionit dhe një sërë institucionesh, përfshirë edhe 6 drejtues të bashkive të ndryshme në vend.

Në mbledhjen e sotme deputeti Xhelal Mziu kërkoi që Komisioni të ketë edhe një bashkëpunim me 3 shtete të rajonit, për të parë praktikat e ndjekura prej tyre për ndarjen territoriale.

“Reforma territoriale duhet të gjejë modalitetin që me Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, për të parë risitë e tyre në raport me ne dhe të mos shkojmë te shpikja e rrotës.

Të treja kanë risi që janë më shumë se ne, por jam i sigurt që do të kontribuojnë maksimalisht për një reformë komplekse jo vetëm në një aspekt. Përveç tyre, kam dhe një propozim tjetër, kongresi i autoriteteve lokale evropiane është një aktor shumë i rëndësishëm dhe më shumë se ato, nuk mund të kontribuojë askush.

Të gjendet mundësia e komunikimit dhe shkuarjes tek një përfaqësim i këtij komisioni për të marrë disa nga orientime dhe ngelem shpresëplotë që do të ndikojë në këtë drejtim. Të bëhet një alternim i propozimeve dhe duke parë kontributin e tyre në hartimin e këtij programi”, tha Mziu.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mbyllja e Hormuzit i sjell Rusisë miliarda”: Rritja e çmimeve të energjisë forcon të...

0
Mbyllja de facto e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës, gazit dhe plehrave kimike në tregjet ndërkombëtare, duke...

Elbasan/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në përroin e Zaranikës

0
Një aksident rrugor është regjistruar pranë lagjes “Skënderbej” në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Nga...

Tiranë: Thyen “arrestin në shtëpi”, arrestohet 26-vjeçari për disa vjedhje

0
Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka kryer një sërë vjedhjesh gjatë muajit...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
♈ Dashi Energjia është e fortë, por mund të përballesh me pengesa të vogla. Mos u nxit në reagime. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Fokusohu te...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 8 Prill 2026

0
Më 8 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i paqëndrueshëm, tipik pranveror, me alternime të shpejta mes kthjellimeve dhe reshjeve. Paraditeja nis me intervale dielli...