26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tmerr në Gjermani, një kokë e prerë hidhet para gjykatës së Bon-it,

Një akt i pabesueshëm është realizuar në Bon të Gjermanisë, teksa një 38-vjeçar ka lënë kokën e prerë të një personi para gjykatës së qarkut. Kanë qenë disa kalimtarë ata që kanë lajmëruar policinë. “Ne zbuluam pak më vonë se ishte një kokë njeriu”, tha një zëdhënës të martën.

Mësohet se viktima është një 44-vjeçar, por identiteti nuk është ende i sigurt. Pak pasi u lajmërua për gjetjen e kokës policia ka gjetur një trup, por ka hequr edhe një paralele midis ngjarjes në Bon dhe vrasjen e pazbardhur të të pastrehut Gerd Michael Straten, më parë në Koblenz.

Trupi i tij i prerë është zbuluar në varrezat kryesore në Koblenz në vitin 2018.

Ndërkohë, koka e prerë, e cila u vendos në hyrje të gjykatës së qarkut të Bonit në mbrëmje e së martës, do të ekzaminohet nga departamenti i mjekësisë ligjore. Një zëdhënës i policisë njoftoi se e njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të trupit, të cilën hetuesit e gjetën një kilometër larg të martën.

Zyrtarët tani duan të sqarojnë nëse i dyshuari 38-vjeçar, i arrestuar në Bon ka apo ka pasur lidhje me Koblenzin dhe nëse gjurmët e sigurua nga vendi i krimit në Koblenz përputhen me gjurmët e vendit të krimit nga rasti i Bonit.

I dyshuari 38-vjeçar, të cilin policia e arrestoi të martën në afërsi të gjykatës së rrethit, deri më tani ka heshtur për ngjarjen. Megjithatë, ai përshkroi saktë vendndodhjen e trupit pranë brigjeve të Rhein për hetuesit.

Sipas informacioneve, i dyshuari 38-vjeçar është i njohur për policinë para së gjithash për krime në lidhje me lëndët narkotike. Sipas hetimeve fillestare, autori dhe viktima mund të jenë përplasur në një qendër të pastrehësh dhe më pas ka ndodhur krimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...