Ditën e djeshme policia e Shkodrës dhe specialistët bënë të mundur shpërthimin e sasisë së eksplozivit të vendosur në makinën e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.
Pasatentatit të bërë ndaj saj Kuka deklaroi se nuk kishte pasur asnjë konflikt, ndërsa policia e konsideroi dëshminë e saj si të pabesueshme.
Sot janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur, kundryshe nga çfarë u raportua ditën e djeshme, Kuka ka bërë me dije se mesazhin për lëndën eksplozive të vendosur në gomën e makinës së saj, ia kishte dërguar me SMS një numër i paidentifikuar.