Sot vendi do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore.
Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.