17.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Trafikonin kanabis nëpërmjet postës/Arrestohet 34-vjeçari në Tiranë, në pranga dhe bashkëjetuesja e tij, ish-punonjëse e Postës

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se trafikonin kanabis nga Anglia përmes postës.

Në kuadër të operacionit “Green mail”, u arrestuan shtetasit Ardit Gjoni dhe Hava Fuxha, kjo e fundit ish-punonjëse e postës, e cila ka bërë edhe tërheqjen e pakos.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Green mail”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Trafikoi nga Anglia, nëpërmjet postës, pako me lëndë të dyshuar narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari.

Arrestohet edhe bashkëpunëtorja e tij, e cila mori nga posta, pakon me lëndë të dyshuar narkotike.

Sekuestrohen 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.3 kg, si dhe një shumë parash.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Green mail”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. Gj., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe H. F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Hiqmet Buzi”, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja H. F., ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të shtetasit A. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, idnetifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 25 Maj 2026

0
Më 25 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike të fundpranverës që në disa zona i...

Gjykata lë në burg Adnan Galicën | Avokati: ‘Vuan nga skizofrenia dhe epilepsia’ –...

0
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën “arrest me burg” për 36-vjeçarin Adnan Galica, i dyshuar si shkaktar i aksidentit tragjik ku humbi jetën 62-vjeçari...

Rikthehet ‘ura’ e kokainës drejt Europës | Arrestimi i Ervin Matës në Brazil zbardh...

0
Arrestimi në Brazil i të dyshuarit shqiptar për trafik droge, Ervin Mata, ka rikthyer në fokus rolin në rritje të grupeve kriminale nga Ballkani...

Alibej rrëfen vrasjet: ‘Ishin në pritë, po qëllonin gjatë gjithë kohës…’ | Deklaratat e...

0
Erjon Alibej, i penduar i drejtësisë, ka dhënë dëshmi të detajuara lidhur me vrasjen e vëllezërve Haxhia, duke përshkruar momentet e ngjarjes dhe rolin...