24.8 C
Tiranë
Saturday, August 8, 2026

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për rinovim të vërtetë”

Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka nevojë për një proces të thellë rinovimi.

Në një prononcim për mediat, Balliu u shpreh se sipas saj, PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën në krye, duke rikthyer në vëmendje edhe deklaratat e ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Kjo parti e ka problemin që kur ambasadorja Yuri Kim tha: ‘Sa kohë të mbani Berishën, do hani bar’. Të gjithë e dinë që me Berishën nuk fitohet dhe partia ka nevojë për rinovim”, deklaroi Balliu.

Duke komentuar emrat e propozuar së fundmi në strukturat e partisë, ish-kryetarja e FRPD-së u ndal edhe te Julia Emiri, për të cilën tha se është bërë e njohur për shkak të protestave, por sipas saj nuk përfaqëson ndryshimin që kërkohet në PD.

“Julia Emiri, emrin e kam dëgjuar për protestën dhe i ati ka qenë i dënuar për grup të strukturuar kriminal. Kjo nuk është ripërtëritja që pritet në PD. Ka shumë zonja në PD që mund ta bënin atë post. Është emër i panjohur për mua”, tha Balliu.

Ajo ngriti kritika edhe për mënyrën se si zhvillohen proceset e brendshme në PD, duke pretenduar se nuk ka një garë reale dhe se vendimmarrja kontrollohet nga një grup i vjetër drejtues.

“Nuk ka garë në PD, jemi me një kupolë të vjetër që drejtohet nga Berisha. Kemi një farsë që nuk ka legjitimitet dhe nuk ka si të jetë alternativë”, u shpreh ajo.

Sipas Balliut, një forcë politike që synon të qeverisë duhet të ketë figura me besueshmëri te publiku.

“Një individ që kërkon të jetë në qeveri nesër duhet të ketë besueshmëri”, përfundoi ish-kryetarja e FRPD-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...