26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe municion

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, operacioni u zhvillua pas administrimit të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe garantimin e rendit e sigurisë publike.

Në pranga u vu shtetasi Roberto Malocaj, 21 vjeç, banues në fshatin Trush.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë sekuestruan katër armë zjarri, konkretisht një automatik, një pushkë dhe dy armë gjahu, si dhe një sasi të konsiderueshme municioni.

Armët dhe municionet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësisë ligjore të personit të arrestuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...