30 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Enkelejd Alibeaj kujton eksodin e madh të shqiptarëve: “Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa!”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, kujton eksodin e madh të shqiptarëve, që nisi më 2 korrik të vitit 1990.

Në një postim në “Facebook”, shoqëruar me foto nga largimi i shqiptarëve, Alibeaj shkruan se 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.

Postimi i plotë:

Me 2 korrik 1990 djem dhe vajza kurajozë, thyen barrierën e fundit të diktaturës komuniste. Kështu i dhanë shpresë shqiptarëve se e ardhmja ishte matanë atij muri hermetik. 2 korriku nuk ishte vetëm largimi drejt ëndrrës por ishte dhe goditja më e rëndë që mori regjimi komunist.
Shqiptarët kishin dhe kanë një ëndërr: Shqipërinë si Europa!

Një ëndërr që sot, 32 vite pas rënies së atij muri, mbetet e parealizuar plotësisht. Sepse dhe pas 32 vitesh jemi në betejë me të keqen, me atavizmat e së shkuarës që kanë ngritur muret e reja që po i mbajnë shqiptarët ende larg perëndimit.

Ndaj sot, të gjithë sëbashku, duhet të shohim dritën e shpresës dhe të pëpiqemi të rrëzojmë muret e reja. E bashkë me to dhe mbeturinat e mureve të vjetra. Për realizuar ëndrrën e përbashkët të shqiptarëve. Shqipërinë si Europa!

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...