9.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Vrasja e shqiptarit në Athinë/ Policia sqaron si iu bë ” kurthi i vdekjes” 1 muaj para ngjarjes

‘Kurthi i vdekjes’ ishte ajo që iu bë shqiptarit mbrëmjen e djeshme në Athinë. Kështu e përshkruajnë mediat greke masakrën e ndodhur në Agioi Anargyros. Të huajt kishin vendosur një kurth vdekjeje për ta vrarë në Patisia, një prej shqiptarëve.

Një muaj më parë, një prej shqiptarëve u vu në pranga për trafik droge. Viktima besonte se fajin për arrestimin e kishte i bashkakuzuari e së bashku me të afërmit dhe miqtë e tij krijuan një kartel dhe prisnin autorin e të shtënave në Agioi Anargyros për ta frikësuar apo edhe për ta vrarë.

Ai që ishte i armatosur hapi zjarr, duke rezultuar në një përleshje të përgjakshme.

Autoritetet besojnë se kjo ishte edhe arsyeja e masakrës në Patisia dhe në të vërtetë shkakton shqetësim të madh, sesi grupe të armatosura banditësh i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në orën 9 të mbrëmjes, në një nga pjesët më qendrore të Athinës, raporton Cnn.gr.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT