19.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Pasi forcat ukrainase u tërhoqën nga Lysychansku, presidenti Zelensky zotohet të rimarrë territorin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të rimarrë territorin me ndihmën e armëve të avancuara, pasi forcat e tij u tërhoqën nga Lysychansku, territori i fundit i mbajtur nga ukrainasit në provincën lindore, Luhansk.

Në fjalimin e tij të natës së të dielës, presidenti Zelenskyy tha se Rusia po përqendronte forcat e saj në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe se forcat ukrainase do të përgjigjen me armë me rreze të gjatë veprimi me të cilat është pajisur nga aleatët perëndimorë.

“Fakti që ne mbrojmë jetën e ushtarëve tanë, të njerëzve tanë, luan një rol po aq të rëndësishëm. Ne do të rindërtojmë muret, do të rifitojmë tokën dhe njerëzit duhet të mbrohen mbi të gjitha”, tha presidenti Zelenskyy.

Ushtria e Ukrainës tha të dielën se vendosi të tërheqë luftëtarët e saj të mbetur nga Lysychansku sepse vazhdimi i përpjekjeve të mbrojtjes përballë epërsisë ruse në numra dhe pajisje, “do të çonte në pasoja fatale”.

Zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar vazhdimisht aleatëve ndihmë me armë më të përparuara për t’i ndihmuar saj të përballet me ushtrinë ruse.

Që nga dështimi i hershëm për të rrëzuar presidentin Zelenskyy ose për të pushtuar Kievin, Rusia është përqendruar në vënien nën kontroll të rajonit të Donbasit, i cili përfshin provincat Luhansk dhe Donetsk. Ukraina ruan kontrollin e disa qyteteve në Donetsk.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, informoi presidentin Vladimir Putin se Republika Popullore e Luhanskut, siç e quan veten qeveria separatiste pro-ruse që pretendon se kontrollon Luhanskun, është “çliruar”, tha ministria ruse e Mbrojtjes në rrjetin Telegram.

Ndërkohë, zyrtarët rusë thanë se nga shpërthimet në një qytet rus në kufi me Ukrainën të dielën janë vrarë të paktën tre persona.

Dhjetëra ndërtesa banimi u dëmtuan nga shpërthimet në Belgorod. Ligjvënësi rus Andrei Klishas ka bërë thirrje për një përgjigje ushtarake ndaj shpërthimeve.

“Vdekja e civilëve dhe shkatërrimi i infrastrukturës civile në Belgorod”, tha ai në një postim në platformën Telegram, “janë një akt i drejtpërdrejt agresioni nga ana e Ukrainës dhe kërkojnë përgjigjen më të ashpër, duke përfshirë atë ushtarake”.

Zyrtarët ukrainas nuk komentuan pretendimet ruse për shpërthimet në Belgorod.

Plani i rimëkëmbjes

Zvicra është mikpritëse e një konferencë që do të mbahet sot dhe nesër lidhur me atë që do të jetë e nevojshme për të rindërtuar Ukrainën.

Takimi në Lugano mbledh udhëheqës nga dhjetëra vende e organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësues nga sektori privat.

Ambasadori i Ukrainës në Zvicër, Artem Rybchenko, tha se konferenca do të ndihmojë në krijimin e një udhërrëfyesi për rimëkëmbjen e vendit të tij.

Presidenti Zelenskyy pritet t’i drejtohet konferencës me një video lidhje, ndërsa kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, bëri një udhëtim të rrallë jashtë Ukrainës për të marrë pjesë personalisht në tubim.

*Disa informacione të këtij materiali u morën nga agjencitë e lajmeve Associated Press, Reuters dhe France-Presse.

VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...

“Kërkojmë falje publike për tragjedinë” – Reagojnë fëmijët e autorit të aksidentit fatal në...

0
Pas aksidentit tragjik që tronditi Durrësin dhe opinionin publik, ku humbën jetën dy fëmijë dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë reaguar për...