20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Rikthehet gjykimi i Emiliano Shullazit pas ankesës për mosqëndrim në 41bis

Gjykata e Lartë rikthen për gjykim ne Apelin e Posaçëm ankimin e bërë nga Emiljano Shullazi kundër qëndrimit të tij në regjimin 41bis.

Tashmë çështja do të rikthehet në Apelin e Posaçëm me një trupë gjykuese të re, që do të vendosë nëse Shullazi duhet të vazhdojë të qëndrojë në 41 bis apo duhet të dalë nga aty dhe të dërgohet në një qeli të zakonshme.

Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij, nën akuzën e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Vetë Shullazi është dënuar me 14 vite burg, me 12 vite burg Gilmando Danin, me 10 vite Endrit Qyqja, Indrit Zela me 10 vite dhe me 9 vite burg Blerim Shullazi.

Krahas të tjerave, Shullazi vijon të jetë në hetim nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” të Vajdim Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje e cila ka ndodhur në shkurt të vitit 2005 në kryeqytet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...