30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Afera e inceneratorëve/Monika Kryemadhi’Pyetja publike që kam për pronarin Edi Rama! ‘

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka vijuar me denoncimet e saj për aferën e inceneratorëve, ndërsa i bëri një pyetje publike dhe kryeministrit Edi Rama, që sipas saj është pronari i vërtetë i tyre.

Kryemadhi kërkoi të dijë nga Rama, se ku është investimi 128 milionë eurosh, që ai ka deklaruar në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, se është bërë në Tiranë.

Kryetarja e LSI-së i bëri thirrje SPAK-ut që të ndërpresë sa më parë kontratën e lidhur për inceneratorin e Tiranës, duke i shpëtuar çdo ditë Buxhetit të Shtetit një shifër prej 80 mijë eurosh.

Kryemadhi:

Ministrja dje pranoi se qenkan 500 kompani të tilla që kryejnë evazion fiskal, unë kam vetëm një pyetje për ministren (Delina Ibrahimaj), a ka audituar ajo inceneratorët e Fierit, Tiranës, Elbasanit? Nëse këto kompani kanë bërë evacion që në 2018, a ka pasur një hetim deri në përfundim.

Kam një pyetje për Edi Ramën, pronarin e vërtetë të inceneratorëve, cili është investimi që është bërë në inceneratorin e Tiranës, ku u zhdukën 128 milionë euro që ti ke deklaruar? Ajo që ne shohim është vetëm kapanon për jonxhë, dhe ca rrugë të ngushta që janë shtruar.

Pjesëmarrja e qytetarëve të Tiranës në protestë, tregon se kanë kuptuar grabitjen që po iu bëhet çdo ditë.

I bëj thirrje SPAK, që çdo ditë që zgjatet afera e inceneratorit të Tiranës, janë 80 mijë euro më pak në buxhetin e shtetit. Vepra penale e koncensionit të paligjshëm, Erion Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...