30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Çmontohet një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, ne pranga bie e bija e një politikani maqedonas

Autoritetet greke kanë çmontuar një kartel kokaine nga Maqedonia e Veriut, e për pasojë ka rënë në prangat e policisë helene e bija e një politikani maqedonas.

Sipas medieve greke vajza e politikanit maqedonas akuzo9het për pjesëmarrje në organizatën kriminale. Detyra e saj në grupin kriminal ishte shpërndarja e kokainës në lokalet e natës në ishullin luksoz të Greqisë, Mykonos.Mësohet se 21-vjeçarja me origjinë nga Maqedonia e Veriut është personazh i njohur në rrjete sociale, pasi ajo është influencuese në Instagram.

Bashkë me 21-vjeçaren në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar maqedonas , koka e kartelit të drogës dhe një 34-vjeçar dj i njohur në Shkup. Sipas dosjes, policia greke kishte kohë që po vëzhgonte bandën e kokainës dhe rezulton se grupi nga Shkupi kishte role të dallueshme.

Në hetimet që kryen u gjetën dhe sekuestruan 437 tableta droge XTC, 220,3 gram kokainë, 270,9 gram metamfetamin, 159,4 gram kanabis, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e kontakteve të tyre.

DJ libanez, 36-vjeçari që ishte klient i kartelit të kokainës nga Shkupit posedonte 3.7 gramë kokainë dhe kur është marrë në pyetje nga policia ka zbuluar skemën si funksiononte grupi duke i “shitur” ata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...