34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Vrasja e ish-kryeministrit të Japonisë, Meta: I tronditur nga lajmi, Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar

Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh në lidhje me vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe. Meta shprehet se është i tronditur nga ky lajm teksa publikon një foto me ish-kryeministrin e ndjerë, thekson se ruan kujtime mbresëlënëse me të gjatë një vizite në Japoni.

Meta shprehet se autori i kësaj ngjarjeje të marrë dënimin e merituar.

Postimi i Metës:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar!
Duke ruajtur kujtimet e një takimi mbresëlënës gjatë vizitës në Japoni dhe vlerësuar përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ish-Kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
Ngushëllimet më të ndjera për familjen dhe popullin mik japonez, të cilëve u gjendemi pranë në këto momente të vështira!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...