29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Kriminelët kthehen në vendin e krimit, në rrugën që mbushën me gjak”/ Veliaj për protestën e opozitës: “Kur qeveris PS-ja, nuk guxojnë të prekin njeri në protesta”

Kryetari i PS për Tiranën, Erion Veliaj deklaroi nga Kombinati se Tirana e braktisi dje protestën e opozitës. Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6, Veliaj tha se në pamundësi për të mbushur sheshet me njerëz, opozita solli në Tiranë autobusë bosh.

“Kur shikon protestën e tyre të mbushur me ekrane led, si të ishte koncerti i Dua Lipës, harron kush është në opozitë. Por, ata vijnë nga Gjiri i Lalzit, vizitojnë Tiranën për protestë dhe sigurisht, do të kthehen sërish në Gjirin e Lalzit. Të vetmit që gënjehen janë qytetarët që vijnë nga rrethet në Tiranë me autobusë gjysmë bosh”, tha Veliaj. 

“E patë atë dhëndrin tonë që kemi në PD? Kur e panë se nuk kishte dalë njeri nga Tirana, doli t’u bënte një thirrje të fundit. Tha: Të çohemi ne tironsit, se Sahati i Tiranës është mbushur me hotele me 5 yje. A thua se kjo është gjë e keqe! Edhe e thonë këta që u ngeci ora 4 vjet. Kur Partia Demokratike dhe LSI-ja drejtonte Tiranën, Sahati i Tiranës nuk punoi 4 vjet. Kur ty të ngec edhe ora e qytetit, simbolika më e madhe ritmit që duhet të kapim, është turp i madh”, u shpreh ai.

Veliaj deklaroi se Tirana e braktisi opozitën në protestë, pasi puna e bërë gjatë këtyre viteve tregon qartë diferencën mes dy forcave. Sipas tij, Kombinati jo vetëm që nuk e vuan më problemin e djegies së plehrave në Sharrë, por Tirana ka edhe 40 shkolla të reja.

“Thanë që Kombinati duhet të dalë në protest për plehrat. Në kohën e tyre nuk bëje dot një takim jashtë se të përfshinte reja veshtullore e plehrave që digjeshin në Sharrë, një re kancerogjene mbi qytet. Sot është dita me natën. I kërkojnë Kombinatit të dalë në protestë këta që legalizuan shtëpi brenda në varrezat e Sharrës, pastaj habiten pse nuk u del Tirana në protestë. Tirana nuk ju del në protestë se Tiranës nuk i ka ngecur ora, përkundrazi po kap orën e humbur. Thanë të dalë edhe Tirana në protestë se autobusët nga rrethet na erdhën gjysmat bosh. Të dalë Tirana për arsimin? Ne kemi bërë 40 shkolla të reja, ata nuk bënë dot një shkollë kur kishin edhe qeverinë, edhe bashkinë”, u shpreh ai.

Teksa bëri krahasim mes opozitës dhe mazhorancës, Veliaj solli në vëmendje 21 janarin, ku 4 protestues të pafajshëm u vranë në Bulevard. Ai u shpreh se kur qeveris PS-ja, nuk preket asnjë protestues.

“Qartazi kriminelët kthehen në vendin e krimit, se nuk e harrojnë dot 21 janarin. Nuk e harrojmë as ne! Është mirë të kujtojnë se janë në rrugën që mbushën me gjak, duke vrarë njerëz. Duhet të kujtojnë se janë në një hapësirë ku derdhej gjak shqiptari për pushtet. Ne jemi sot për t’ju shërbyer të gjithëve, pa i ndarë, as të majtë, as të djathtë, as të partive dhe partiçkave të tyre. Përkundrazi, për t’ju thënë se kur qeveris PS-ja, jo vetëm nuk guxojnë të prekin njeri, por në protesta dëmtohen më shumë policë, sesa protestues”, tha Veliaj, teksa shtoi se filozofia e PS është bashkimi dhe puna plot pasion për qytetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...