25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Maxhoranca reagon pas protestës/ Gjiknuri: “Opozita shqiptare si ajo maqedonase, proteston kundër integrimit”

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri deklaron se fitorja e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore është është konsolidimi i arritjeve që janë bërë deri më tani.

Në një takim me strukturat e PS në Njësinë 6 bashkë me Kryetarin e PS për Tiranën Erion Veliaj, Gjiknuri komentoi dhe protestën e djeshme të opozitës.

“Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve që kanë ndodhur, po këto nuk kanë ardhur rastësisht. Nuk duhet t’i lemë asnjëherë në mes ato. Kujt duhet t’ia lëmë, atyre që dalin në shesh? Ata dalin se ai tjetri do të legjitimojë veten e tij, atë hall ka. Jo se pret të fitojë pushtetin nga rruga. Nganjëherë madje më duken të koordinuara, se del proteston Opozita në Maqedoni kundër integrimit Europian, duket sikur ka lidhje. Kështu bën dhe ky zotëria jonë këtu në Tiranë. Nuk dua të bëj konspiracione, po rastësitë nuk janë gëera që duhen shmangur. Pra ka një rastësi me një plan konkret, megjithatë unë nuk dua të bëj nga ato spekulimet e mëdha po pikërisht këtë lloj Opozite kemi. Ne duhet t’i themi ndal me forcën tonë duke organizuar partinë”, tha Gjiknuri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...