16.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

‘Doja të godisja liderin e një sekti fetar’ , vrau ish- kryeministrin japonez, arrestohet 41 vjeçari

‘Me sulmin ndaj Shinzo Abe, doja të godisja liderin e një sekti fetar që kishte lidhje me ish-kryeministrin’.

Kështu është shprehur 41 vjeçari i arrestuar Tetsuya Yamagami, i akuzuar për vrasjen e Abe.

Yamagami tha se nëna e tij ishte e përfshirë thellë në këtë organizatë fetare përmes disa donacione parash, të cilat i kishin shkaktuar probleme të rënda ekonomike familjes së tij.

Sipas raporteve të policisë, Yamagami kishte pakënaqësi për këtë organizatë fetare të paspecifikuar,duke përjashtuar arsyen se ishte kundër ideologjisë politike të ish-kryeministrit.

Pasi zbuloi në internet një natë më parë se Abe po mbërrinte për një miting në qytetin e Nara, ai vendosi të udhëtonte atje me tren.

Arma e zjarrit e punuar me dorë e përdorur për sulmin ishte 40 centimetra e gjatë dhe lehtësisht e fshehtë në një tubim elektoral në Japoni, e krahasueshme për sa i përket sigurisë me një festival ushqimi dhe ishte pjesë e një koleksioni eksplozivësh dhe lloje të tjera armësh të gjetura në shtëpinë e tij.

Prefektura e Narës tha se do të vërë në dispozicion rreth 90 hetues për të ndjekur analizën mbi vrasjen e Abe, i cili ishte kryeministri japonez më jetëgjatë në vend dhe sigurisht figura politike më me ndikim dhe më e njohur në vend në 10 vitet e fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT