22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

‘Janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin’,Loredana dhe Mozzik sërisht bashkë

“Vera nuk do na gjejë single”. Ishte kjo deklaratë e Gramoz Aliut i njohur si Mozzik, e cila na la të kuptojmë që reperi është gati për një lidhje të re.

Nga ana tjetër edhe ish-partnerja e tij Loredana Zefi, disa ditë më parë u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe u përfol për një lidhje me reperin gjerman Raheem Heid, i njohur me pseudonimin “Reezy”. Por, mesa duket e gjithë situata e ditëve të fundit ku njëri gjuan tjetri pret, qenka një “lojë”. Kjo pasi ish-çifti përfliten për një ribashkim për të disatën herë.

Ndonëse dyshja e kanë mohuar kategorikisht këtë gjë, një detaj së fundmi ka ngjallur dyshime mbi raportin e tyre.

Faqja në Instagram “Vipat e Bllokut”, kanë postuar një foto shkëputur nga postimet e reperëve në fjalë ku duken në të njëjtën makinë. Mirëpo këto dyshime do të mbeten deri një një konfirmim zyrtar nga dyshja.

Ju kujtojmë që Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2018, duke mirëpritur në jetë vajzën e tyre. Megjithëse fillimisht e fshehën shtatzëninë, ata s’mund të fshihnin më gjatë vogëlushen të cilën e pagëzuan me emrin Hana.

Një vit më pas ata i dhanë fund lidhjes së tyre. Një ndarje jo shumë miqësore me deklarata e akuza të forta. Megjithatë çifti u bashkua në 2020 duke sjellë një album të përbashkët. Dhe u ndanë sërish në verën e 2021 duke u shprehur se ‘janë dy kokëfortë që nuk bëjnë dot as me njëri-tjetrin dhe as pa njëri-tjetrin.’

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...