36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Parandalohet ngjargja në Sarandë/ 34- vjecari shkon te vras ish-gruan dhe bashkëjetuesin e saj

Një 34-vjeçar u ndalua në kohë nga Policia, ndërsa ishte nisur për të vrarë ish-bashkëshorten e tij, me të cilën ishte divorcuar kohë më parë dhe bashkëjetuesin e saj.

Në pranga përfundoi Kleo Hysi, i cili ishte nën arrest shtëpiak në Tepelenë, ndërsa ish-gruaja e tij, me të cilën ka dy fëmijë jeton në qytetin e Sarandës.

Policia tha se burri me precedentë, është nisur enkas nga banesa e tij në drejtim të Sarandës për t’u hakmarrë për vendimin e gruas për ta lënë atë.

OPERACIONI

Pas marrjes së informacioneve në kohë reale, ndërsa 34-vjeçari kishte thyer edhe masën e sigurisë së “Arrestit në shtëpi” për një tjetër ngjarje kriminale, Policia e Sarandës thotë se parandaloi në kohë një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes. Për këtë arsye, u organizua operacioni “On time”, nga i cili përfunduan në pranga dy persona, përkatësisht ish-burri dhe burri aktual i gruas.

Policia tha se 34-vjeçari, Kleo Hysi ishte i armatosur me armë zjarri. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pasi kanë marrë njoftim se në lagjen nr.4, Sarandë, shtetasi K. H. kishte konflikt me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen F. C., 31 vjeçe dhe bashkëjetuesin e saj, shtetasin I. J, të cilët i kërcënonte se do t’i vriste me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar ‘On time’. Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin K. H., 34 vjeç, i cili kishte thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, të caktuar për veprën penale ‘Vjedhja me dhunë’.

Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, gati për qitje. Po gjatë këtij operacioni, u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. J., 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti)”, sqaroi Policia. Ndaj Kleo Hysit rëndojnë tri akuza, ajo e “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Dhuna në familje”.

AUTORI ME PRECEDENTË

Kleo Hysi, i arrestuar nga Policia e Sarandës, rezulton person me precedentë penalë, pasi më parë është akuzuar për vjedhje me dhunë. Babai i dy fëmijëve, përkatësisht 9 dhe 3-vjeç, u arrestua në shtator të vitit 2020, nën akuzën e “Vjedhjes me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Në atë kohë, u arrestuan edhe bashkëpunëtorët e tij, Paris Qurku me banim në Sarandë dhe Jetmir Gerbi, i cili u arrestua natën kur ndodhi ngjarja.

Ata vodhën me dhunë një banesë në fshatin Melçan në Finiq në pronësi të shtetasit Dh.P, duke vjedhur një sasi parash prej 20 mijë lekësh të reja si dhe një armë gjahu. “Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre”, sqaronte Policia më 20 shtator 2020.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...