19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Vlorë/ 3 persona bien në pranga për një armë pa leje

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last night” në Vlorë, ku është vënë në pranga një 23-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në një automjet.

Vihen në pranga edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, për moskallëzim krimi, ndërsa sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Gjatë operacionit policor të koduar “Last night”, janë vënë në pranga shtetasit Joni Sadikaj, Ergest Sina dhe Indrit Sina.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Vihet në pranga një 23-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri, në një automjet.

Vihen në pranga edhe drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last night”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– J. S., 23 vjeç, banues në Tepelenë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. S., 31 vjeç dhe I. S., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e policisë kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pavarësia 3”, automjetin me drejtues shtetasin E. S. dhe me pasagjerë shtetasit I. S dhe J. S.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. S., shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. S. dhe pasagjeri tjetër, vëllai i tij, shtetasi I. S. kanë patur dijeni për armën, por nuk kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT