22.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Zona e Spitallës përfundon procesin e legalizimeve, 5410 objekte tani me certifikatë pronësie

Zona e Spitallës ka përfunduar procesin e legalizimeve, ku 5410 objekte tashmë kanë certifikatën e pronësisë.

Në një njoftim të Kadastrës bëhet e ditur se në dy zonat Kadastrale 8511–8517 që mbulojnë kryesisht zonat e Spitallës dhe Kënetës, deri tani rezultojne të jenë kryer 5410 legalizime. Shumica dërmuese e këtyre legalizimeve rreth 90% janë banesa 1 ose 2 familjare, ndërsa pjesa tjetër janë objekte shërbimi dyqane apo punishte të vogla. Gjithsej këto dy zona kanë rreth 6000 objekte informale, shifra e saktë e të cilëve do të dali vetëm në fund të procesit.

“Legalizimet e para sporadike i përkasin vitit 2010, për të vijuar në mënyrë massive pas vitit 2013, për të arritur në një pik prej 1614 legalizimesh në vitin 2016, pas të cilit procesi ka ecur me ritmet e rreth 300 legalizime cdo vit. Me qëllim krehjen e detajuar të territorit, puna e Drejtorisë së Kadastrës Durrës u përqëndrua fillimisht në Zonën e Spitallës. Një nga problemet e ndeshura gjatë procesit të legalizimeve është edhe mungesa e personave në banesa për të bërë të mundur kryerjen e matjeve në terren nga punonjësit e Kadastrës. Ky problem në shumë raste ka ngadalësuar avancimin e procesit, pasi është dashur që punonjësit e Kadastrës të kthehen për here të dytë apo të tretë në të njëtin objekt. Gjithashtu mbeten edhe nje numër i kufizuar (më pak se 100), që nuk plotesojnë kriteret e legalizimit sipas dispozitave të ligjit 20/2020 “Për përfundimin e proceseve Kalimtare të pronësisë në RSH””, bën të ditur Kadastra.

Tashmë që zona e Spitallës e përmbylli këtë proces, brenda muajve në vijim do të përmbyllet ky proces 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐳𝐨𝐧𝐞𝐧 𝐞 𝐊𝐞𝐧𝐞𝐭𝐞𝐬. 

 

“Për këtë, i bëhet thirrje të gjithë banorëve që të përpiqen të kenë vazhdmisht një person në banesë. Edhe në rastin e banorëve që janë në emigracion, kjo mund të mundësohet përmes një fqinji apo të afërmi, të cilit mund ti jepet e drejta e hyrjes në banesë. Gjithashtu ftohen banorët e Zonës së Kënetës që, edhe nëse nuk janë gjatë ditës në banesë për arsye pune, të lenë një numër telefoni për të mundësuar kontaktin e punonjësve të Kadastrës me ta”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...