29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Lulzim Basha përkujton 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: “Të mohosh genocidin në Bosnjë dhe në Kosovë tregon se nuk je ndarë nga e kaluara”

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

Basha shkruan se pa u dënuar të gjithë kriminelët që vranë dhe masakruan civilë të pafajshëm në Bosnje dhe Kosovë nuk mund të ketë drejtësi.

Ai shton se zhvillimet e fundit në rajonin tonë dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten.

Statusi i Lulzim Bashës

Pa dënuar të gjithë kriminelët që vranë e masakruan civilë të pafajshëm në Bosnjë dhe Kosovë, nuk mund të ketë drejtësi.

Sot ndajmë dhimbjen me gratë, nënat boshnjake që humbën më të dashurit e tyre në masakrën më mizore që ka njohur Europa pas Luftës II Botërore.

Shovinizmi serb vrau dhe masakroi mbi 8 mijë burra dhe djem. Por ato mbijetuan, mbi dhimbjen, ndërtuan të ardhmen, rritën fëmijët e tyre dhe sot i dëshmojnë botës modelin e jashtëzakonshëm të forcës, tolerancës e mirëkuptimit të një gruaje.

Zhvillimet e fundit në rajonin tonë dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten.

Të mohosh genocidin në Bosnjë dhe në Kosovë tregon se nuk je ndarë nga e kaluara, por i përket asaj, nuk kërkon bashkëjetesë por vazhdimin e konfliktit të ngrirë, duke mbrojtur të shkuarën e përgjakshme, mbetesh peng i saj dhe nuk sheh dot drejt së ardhmes.

Vetëm duke u përballur plotësisht me të kaluarën, qytetarët e Rajonit tonë mund të arrijnë pajtime të vërteta, pajtime të qëndrueshme.

E ndërsa Shqipëria u rreshtua krah vendeve që dënuan genocidin në Bosnjë, sot është koha të gjejmë forcën, guximin dhe pavarësinë për të miratuar edhe rezolutën për genocidin serb në Kosovë.

Sot është koha për të parë të vërtetën në sy, jo për të mbetur pengje të së shkuarës së dhimbshme, por për t’i hapur rrugën të ardhmes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...