8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ka qenë pjesë e përplasjeve me armë me policinë ne Lazarat, përfundon në pranga Florjan Shurdhi

Policia e Fierit ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Në pranga përfundoi Florjan Shurdhi, i cili ka qenë pjesë e përplasjeve me armë me policinë ne Lazarat.

Ai lëvizte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë në momentin që është arrestuar nga policia.

Shurdhi është me precedent të mëparshëm për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Bypass”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Qarkullonte me lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, në automjet, vihet në pranga 38-vjeçari, me precedent të mëparshëm për veprën penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë, dhe veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, fara kanabisi dhe 1 armë e ftohtë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Fier dhe Komisariatin e Policisë Fier, finalizuan operacionin policor të koduar “Bypass”.

Gjatë operacionit, në Bypass-in e Fierit, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Florjan Shurdhi, 38 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, me precedent të mëparshëm për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas dhe kontrollit të banesës së tij, u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, doza me kanabis, fara kanabisi, si dhe 1 thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e armës së ftohtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...