11.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Këlliçi:’ Qeveria e Ramës s’lë në paqe as të vdekurit! SPAK të dalë nga letargjia ‘

Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Këlliçi u shpreh se qeveria e Ramës është kthyer në një qeveri të vdekjes, duke mos lënë në paqe as të vdekurit.

“ Shqiptari e ka zakon që pas vdekjes së të afërmit shlyen çdo borxh që mund t’i ketë të ndjerit. Qeveria pasi rriti borxhin për të gjallët, nuk lë të qetë as të vdekurit. Makinacionet e njerëzve të lidhur me inceneratorët në përpjekje për të pastruar paratë kanë përdorur firmën e Gjyste Sermit dy herë kur ajo ishte në prag të vdekjes dhe tre herë pas vdekjes. Janë bërë disa veprime në emër të saj edhe pse në gjendje civile rezultonte e vdekur. SPAK të dalë nga letargjia dhe të ndjekë paranë. Duhen ndalur ata që babëzia e tyre nuk ndalet para asgjëje. Ka ardhur koha t’i themi boll grabite, ik, largohu kësaj qeverie të vdekjes”, ka thënë Këlliçi.

Fjala e plotë:

Sipas traditës, shqiptari e ka zakon që, pas vdekjes së të afërmit, i shlyen çdo borxh që mund t’i ketë mbetur të ndjerit Për t’ia lënë pa barrë dhe pa gjynahe kalimin në jetën e pasosur.

Qeveria e Edi Ramës, e kthyer në “qeveri të vdekjes”, punon për të kundërtën. Pasi rriti borxhin publik, duke zhytur në kamata të gjallët, nuk lë në paqe as të vdekurit.

Kështu, edhe me Gjyste Sermin e ndjerë, të vdekur para dy vitesh, në emrin e së cilës figurojnë disa borxhe dhe padi në gjykatë.

E gjitha kjo si pasojë e makinacioneve të njerëzve të lidhur me aferën e inceneratorëve, në përpjekje për të fshehur dhe pastruar miliona eurot e skandalit të shekullit.

Firma e Gjyste Sermit është falsifikuar dhe përdorur në veprime antiligjore, dy herë kur ishte në prag të vdekjes, dhe tri herë pas vdekjes.
Në emrin e saj, post mortem, qarkulluan 5.5 milionë euro.

Në QKB janë bërë disa veprime nën firmën e saj, edhe pse statusi në gjendjen civile e shënonte si ‘e vdekur’.

Kjo është një histori makabre keqpërdorimi të emrit, nderit dhe varrit të një shqiptareje. Zhbërja dhe turpërimi i një tradite të lashtë.

Partia Demokratike i dënon ashpërsisht përdhosësit, mashtruesit kronikë dhe hajdutët serialë të pasurisë publike.

Ata kanë emra dhe portrete të ndryshëm, por që të gjithë gjallojnë nën hijen e Edi Ramës, ministrave dhe bandës së inceneratorëve.

I bëjmë thirrje SPAK të dalë nga letargjia, të ndjekë paranë, dhe gjurma e tyre do ta çojë te porositësit e skemës.

Në emër të dinjitetit dhe të ligjit duhen ndalur sa më parë ata, babëzia e të cilëve nuk ndalet para asgjëje.

Ka ardhur koha që t’i themi “boll vodhe, IK!” kësaj qeverie të vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT