34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bojkoti i avokatëve/ Maks Haxhia replikon me deputeten socialiste: “Nuk kemi ardhur për t’ju dhënë llogari juve”

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka replikuar me deputeten socialiste Ermonela Felaj për bojkotin që kanë bërë avokatët për shkak të Hartës së re Gjyqësore.

Felaj e konsideron flagrante këtë bojkot teksa thotë se nuk mund të bëhet një gjë e tillë.

Në përgjigje, avokati Haxhia tha se nuk ka ardhur në seancën dëgjimore për të dhënë llogari mbi qëndrimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotin.

Felaj: Kundërshtari më i madh i Hartës Gjyqësore, është avokatia. Avokatia ka marrë flamurin duke bojkotuar sistemin, gjë e cila mua më duket flagrante sepse janë në shërbim të qytetarëve. Nuk mund ta kenë diskrecionale këtë sjellje të tyre, është njësoj sikur mjekët të bojkotojnë, është njësoj sikur policia të bojkotojë. Nuk mundet ta bëjnë këtë gjë, është një sjellje pa princip. Kur është bërë reforma në drejtësi, ka pasur ekspertë nga avokatia, që do të thotë se paketa e ligjeve të reformës përfshirë kushtetutën që kemi miruatar, kanë qenë aty. Nuk mund të bëjnë sikur nuk kanë qenë aty.

Haxhia: E para, ne s’kemi ardhur të japim llogari për qëndrimin tonë për bojkot. Kam qenë anëtar i komisionit për Reformën në Drejtësi në nivelin e ekspertit dhe e kam kundërshtuar me forcë. Sepse në variantin e parë ishte që dy anëtarët e KLGJ nga avokatia të zgjidheshin nga dhoma, jo me short, gogla. Ne kërkuam ti zgjidhnim ne. Por mënyra e zgjedhjes me gogla, ato s’janë përfaqësues tonët. Ne ku ta gjenim që të përcillej zëri i dhomës! Nuk i kemi propozuar, s’japin asnjë llogari te dhoma e avokatëve.

Bushka: S’iu kemi marrë për t’iu kërkuar llogari, se ju llogarinë e jepni në vend tjetër, jeni jurist e njihni ligjin, Ka organe se ku jepet llogaria. Nuk është Kuvendi që iu kërkon llogari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...