6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

“Nuk kemi ardhur të dëgjojmë kërcënime”/ Deklarata e ministrit Manja ndez debate: “Nuk jemi në kor këtu, ka rregulla”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka shkaktuar një debat gjatë seancës dëgjimore për hartën gjyqësore. Ai ka deklaruar se Dhoma e Avokatisë, ka shfuqizuar listën e avokatëve që u japin ndihmë juridike falas qytetarëve.

Për këtë, ai tha se do kërkojë që të ndryshohet ligji për t’ia hequr këtë të drejtë Dhomës së Avokatisë. Kjo ka sjellë reagimin e deputetit të PD-së, Gazment Bardhi i cili e konsideroi deklaratën e Manjës si kërcënim.

Drejtuesja e diskutimit, Klotilda Bushka ka ndërhyrë duke thënë se nëse Bardhi nuk qetësohet, do të ndërpresë mbledhjen.

Manja: Nuk funksionon procesi pa avokatin. Prandaj ligjvënësi kur bëri reformën në drejtësi, është kujdesur që në nenin 7 të ligjit për statusin e magjistratit, thuhet se magjistratit i kufizohet e drejta e grevës. Avokatët e kanë të kufizuar këtë të drejtë. Pavarësisht se janë profesion i vetëorganizuar, Kushtetuta nuk ia ka dhënë një kategori shërbimi që paguhet me një kontratë shërbimi me klientët. E drejta është e kufizuar për avokatët. Më lejoni të sjell në vëmendje të deputetëve. Kanë shfuqizuar edhe listën e avokatëve që japin ndihmë juridike falas për kategoritë vulnerabël, ku shteti shqiptar nga 2019-a dhe sot që flasim ka dhënë miliona lekë për ndihmë juridike falas. E kanë shfuqizuar në kundërshtim me ligjin, çka më ka bërë si ministër i Drejtësisë që t’i drejtohem ligjvënësit për një ndryshim në ligjin e avokatisë, ku siç ia kemi kufizuar magjistratëve në nenin 7…

Bardhi: A ka mundësi se nuk kemi ardhur të dëgjojmë kërcënime.

Bushka: Kolegë ju lutem, nuk e kuptoj që shqetësoheni për deklaratën e ministrit. Ndërkohë që ndihmën juridike falas ia kemi garantuar qytetarëve, dhoma e avokatëve e ka shfuqizuar. Sot qytetarët janë pa mbrojtje.

Bardhi: Ti po i heq gjykatat qytetarëve, po u shqetësoke ti…

Bushka: Zoti Bardhi të lutem mos më ndërprit, mos e bëni më. Ju kam dëgjuar dhe respektuar. E keni shumë të keqe mungesën e edukatës. Kur flet dikush, dëgjojeni me respekt siç ju dëgjojnë juve. Tani disa herë jua kemi tërhequr vëmendjen. Nuk jemi në kor këtu, ka rregulla.

Çupi: Nuk jemi në riedukim

Bushka: Nëse nuk jemi në riedukim, silluni sikur nuk jemi në kafe. Sikur nuk jeni në një vend që flasin në të njëjtën kohë.

Bardhi: Ty të mori fjalën ministri qëparë dhe nuk i the gjë.

Bushka: Nëse doni të bëni kor, unë e mbyll dëgjesën. Kur gjatë mbledhjes prishet qetësia, ndërpritet mbledhja. Do qetësoheni? Bardhi do pushosh të lutem. Apo ta ndërpres sipas rregullores.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...