26.6 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Futbollisti shqiptar shkëlqeu me Empolin, presidenti i federatës shqiptare krenar për të

Kristjan Asllani është në qendër të vëmendjes pas një sezoni të shkëlqyer me Empolin, duke kulmuar me transferimin e bujshëm tek Interi. Talenti shqiptar ka pasur një rritje të menjëhershme, duke u kthyer në një nga lojtarët e rinj më të përfolur në skenën e madhe të futbollit italian dhe jo vetëm.

Në një intervistë për uebsajtin “L’interista”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vlerësuar cilësitë e mesfushorit, duke e cilësuar si Luka Modric i ri.

“Kristjani është një futbollist i perspektivës. Shpresoj shumë dhe jam i bindur që do të konkurojë me Brozoviç për një pozicion si titullar. Kur të fitojë një vend si titullarë te Interi, ai do të jetë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në nivel botëror. Ai është ende shumë i ri, por ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar tashmë me Empolin.

Siç e thashë edhe më parë, besoj dhe jam i bindur se me cilësitë që ka ai mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm në botë. Më lejoni të bëjë një krahasim. Ashtu siç e shoh unë, ai mund të jetë Luka Modric i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë”.

Sigurisht, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit u ndal edhe te objektivi i kombëtares, me Dukën që konfirmoi edhe njëherë se synimi është arritja e vendit të parë në Divizionin B të Ligën së Kombeve dhe kualifikimi në fazën finale të Euro 2024.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...