10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Djali i ish presidentit të Hondurasit dhe tre miq të tij, janë ekzekutuar me gjakftohtësi teksa dilnin nga një diskotekë

Saidi Lobo, djali i ish-presidentit të Hondurasit Porfirio Lobo dhe tre miq të tij, janë ekzekutuar me gjakftohtësi teksa dilnin nga një diskotekë. Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë ekzekutimin nga persona të armatosur të maskuar.

Katër miqtë po largoheshin nga një diskotekë në kryeqytetin Tegucigalpa të enjten mbrëma, kur persona të armatosur ndaluan makinën e tyre, i detyruan të dilnin, i vendosën pas një muri dhe më pas i ekzekutuan me gjakftohtësi.

Porfirio Lobo ka thënë për mediat vendase se djali i tij Saidi, 23 vjeç ka vdekur, ndërsa një tjetër nga djemtë e tij, Luis i cili ishte i pranishëm, por ka hipur në një makinë tjetër më parë dhe tashmë është i sigurt.

Kujtojmë se Porfirio Lobo, i cili sundoi Hondurasin nga 2010 deri në 2014 – ka një djalë tjetër, Fabio, i cili po vuan një dënim me burg në SHBA për trafik droge. Gruaja e ish-presidentit, Rosa Bonilla , është gjithashtu në burg në Tegucigalpa pasi u dënua për një çështje korrupsioni që u zbulua ndërsa ajo ishte ende zonja e parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...