25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Pas miratimit të propozimit francez Shkupi dhe Sofja nënshkruajnë protokollin që parasheh procedurat e kapërcimit të dallimeve mes tyre

Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriut dhe Bullgarisë, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, nënshkruan të dielën në Sofje protokollin që parasheh procedurat dhe dinamikën e kapërcimit të dallimeve mes tyre , që janë pjesë e propozimit francez. Përmbajtja e protokollit nuk është publikuar.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se kanë pasur bisedë konstruktive dhe thelbësore për punën e pesë grupeve dhe, sipas tij, në protokoll shihet se është bërë shumë dhe secili që është përfshirë ka investuar sa më shumë që të ketë projekte, memorandume dhe dokumente që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas Osmanit, një kapitull i ri me qëllim që bashkëpunimi të jetë më i ngushtë dhe i bazuar në besim.

“Për ne është një mundësi historike që pas 17 vjetësh status kandidat, Maqedonia e Veriut merr mundësinë që nesër, pasnesër, të fillojë negociatat me BE-në, ne çka fillon fazën e fundit të anëtarësimit tonë në BE. Shpresojmë që ky proces dypalësh bashkëpunimi me Republikën e Bullgarisë, por edhe rruga tjetër e negociatave të anëtarësimit me BE-në, do të mundësojë bashkëpunim më të ngushtë mes dy vendeve. Presim mbështetje nga Republika e Bullgarisë në këtë rrugë, e cila sapo ka filluar negociatat për anëtarësim në BE”, tha Osmani.

 

Ministrja e Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, tha se takimi ka qenë i dobishëm dhe është shënuar përparim në të gjithë sektorët.Sipas saj, “tani mbetet të përmbushet ajo që është rënë dakord, që kërkon angazhim serioz nga të dyja vendet”.

 

Gençovska tha se Bullgaria është vendi që mbështet fuqishëm integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Me nënshkrimin e protokollit hapet rruga për mbajtjen e konferencës së parë politike ndërqeveritare të Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Komisioni i përbashkët ndërqeveritar është pjesë e detyrimeve që dalin nga Traktati i Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2017.

Nënshkrimi i protokollit vjen një ditë pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, që i hap rrugë integrimit të Shkupit në BE. Pas miratimit, zyrtarët e BE-së paralajmëruar se negociatat për anëtarësim në bllok për Shkupin dhe Tiranën do të hapen javën e ardhshme.

Për gati dy vjet, Bullgaria, shtet anëtar i BE-së, mbajti në fuqi veton për nisjen e negociatave mes bllokut dhe Shkupit, për shkak të mospajtimeve sa i përket historisë dhe gjuhës maqedonase.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...