Diklen Vata, një prej personave i cili mbeti i vrarë në atentatin me armë zjarri ditën e sotme në Fushë-Krujë, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë.
Diklen Vata është arrestuar në 2017-ën pasi është kapur në makinë me disa doza kokaine.
Sipas policise ai eshte vene ne pranga, pasi i jane gjetur doza kokaine, te cilat i kishte te fshehura ne çorape si dhe ne celesin e makines.
Ne njoftimin e policise te vitit 2017 thuhej se: “Shërbimet e policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë arrestuan shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç.
Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë.
– 3 aparate celularë
– mjeti i markës “Rover”
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.”